Mbrojtësi i Veronës dhe kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani rrëfen se dëshironte që të luante me Shqipërinë në kampionatin europian të Francës të vitit 2016.
Dy ditë pas fitores së bujshme kundër Juventusit, 25-vjeçari u shpreh për “Top Channel” se tani që nuk luan më për kombëtaren kuqezi shpreson që të realizojë ëndrrën e pjesëmarrjes në kampionat europian me Kosovën.
Skuadrat kombëtaret të vogla e kanë ëndërr kampionatin europian ose botërorin.
“Unë ëndërroja ta realizoja me Shqipërinë por nuk u realizua, tani pres ta arrij me Kosovën”, përfundoi Rrahmani, i cili së bashku me mbrojtësin e Shqipërisë Marash Kumbulla kanë formuar një mur të fortë në mbrojtjen e Veronës.