Fakt, që në Gjilan kemi shumë artistë të rinj, me potencial të madh, por që nuk kanë hapësirën dhe mundësinë e promovimit, prandaj të gjithë këta duhet të tregojnë aftësitë, shkathtësitë dhe talentin e tyre çdoherë jashtë Gjilanit.
Gjilanit po i shtohet një kafiteri me një stil të ri dhe unik, i pari në rajon i këtij lloji. Royal Lounge Bar në qendër të Gjilanit (afër bibliotekës së qytetit) do të sjellë freski në qytetin e artit dhe kulturës duke qenë i vetmi bar-teatër në Gjilan. Të mërkurër (11 korrik 2018) Royal Lounge Bar festoi hapjen.
Royal Lounge Bar, një kafe-teatër, me një qëllim dhe filozofi krejtësisht të re, do të jetë një vend ku qytetarët do të kenë mundësinë të kalojnë kohën, në një atmosferë shoqëruese, të këndshme, argëtuese. Të kenë një shërbim të mirë, të kenë risi ushqimi në meny (me specialitete të cilat janë të veçanta) dhe risi në pije me kokteje të veçanta, shumicën e të cilave gjilanasit nuk kanë pasur rastin të shijojnë më parë. Do të kenë mundësinë, të kalojnë edhe kohë për një kafe të thjeshtë, duke e ditur se ky vend do të jetë një hapësirë ku do të promovohet një këngëtarë/e i/e re, një komedian/e i/e re, dhe gjithashtu që do i ofrojë një kohë të artë qytetarëve.
Është një vend, ku edhe qytetarët do të kenë kënaqësinë të kalojnë kohën, me një dizajn dhe arkitekturë unike, me frymë amfiteatrale të vjetër, mbase funksioni i tij do jetë ai. Këtu gjinden funksionet e të gjitha kafeneve tjera, por me shtojcën që do ketë edhe kombinimin e argëtimit dhe më e rëndësishmja, do jetë vendi i rasteve për artistët e rinj.
Gjilani, si një qytet me histori artistike, me një bagazh artistik kaq të madh, ka pasur shumë nevojë për një vend të tillë. Një qytet sikur Gjilani duhet të ketë një kafe-teatër patjetër, dhe tani, që nga e mërkura, 11 korrik, e kemi edhe atë këtu. Prandaj është një lajm shumë i mirë për fushën e artit në Gjilan, dhe për gjithë qytetarët e Gjilanit.