DYLON

Lekaj e Rakic nënshkruajnë marrëveshje për dy projekte për Mitrovicën e Veriut

Lekaj e Rakic nënshkruajnë marrëveshje për dy projekte për Mitrovicën e Veriut
Avatar photo Redaksia

Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në një takim kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic, me të cilin nënshkruajti marrëveshje bashkëpunimi për dy projekte infrastrukturore të kësaj komune, e të cilat kapin vlerën totale prej 90 mijë eurosh.

Marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Mitrovicës së Veriut, u nënshkrua për asfaltimin e rrugës “Sami Frashëri” dhe ka vlerën 40 mijë euro, si dhe për asfaltimin e rrugës “Tirana” e që ka vlerën prej 50 mijë eurosh.

Kryetari Rakic, ishte i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës Sllavko Simic, i cili ka falenderuar ministrin Lekaj, për gatishmërinë për të mbështetur projektet infrastrukturore në Mitrovicën e Veriut, e që kanë rëndësi për banorët e kësaj pjese të vendit.

EkoHigjiena

Ministri Lekaj dhe kryetari Rakic, biseduan edhe për çështje të tjera, kurse nga ministri Lekaj u ritheksua mbështetja dhe përkushtimi i Qeverisë së Kosovës për të përkrahur të gjitha komunat e vendit pa dallime etnike, duke u bazuar në mundësitë buxhetore dhe ligjore të Ministrisë së Infrastrukturës. Lekaj u ftua nga Rakic, që në një të ardhme të afërt të vizitojë komunat në Mitrovicën e Veriut, për të parë nga afër nevojat për investime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.