Protagonist në fushën e lojës, duke shënuar het-trik për Portugalinë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, por Cristiano Ronaldo edhe jashtë fushave është një njeri i jashtëzakonshëm.
Pas stërvitjes së zhvilluar në Porto, numri 7 i Juventusit, ka ndaluar autobusin për të takuar një vogëlush të vogël, i cili qëndronte në rrugë me një tabelë: “Cristiano, më jep një përqafim”.
Tifozi i vogël, Edoardo Moreita, 11 vjeç, po lufton me sëmundjen e leukemisë prej 10 vitesh. Ronaldo bëri disa foto me të dhe i plotësoi ëndrrën më të madhe të tifozit për ta përqafuar.
Gjesti i CR7 ka bërë xhiron në rrjetet sociale, por gjëja më e rëndësishme, është fakti që ai i dhuroi buzëqeshje një fëmije të vogël që lufton me një sëmundje delikate.