Cristiano Ronaldoi i pakonkurruentë në rrjetet sociale. Ylli i Juventusit ka shënuar një rekord të ri, duke u bërë personi i parë në botë, që kapërcen kuotën e 200 milionë ndjekësve në Instagram.
Askush nuk mund të “hahet” me portugez sa i përket popullaritet.
Ai lë pas këngëtaren e famshme amerikane Ariana Grande dhe aktorin hollivudian Dwayne Johnson, me nga rreth 170 milionë ndjekës në profilet përkatëse.
Një studim i vitit të kaluar tregoi se çdo postim i sponsorizuar në llogarinë e Ronaldos vlen pothuajse 900.000 euro. Të ardhurat e tij arritën në 48 milionë euro vetëm për fotot e ngarkuara në rrjetin social të lartpërmendur, një shumë që e tejkalon pagën e tij te Juventusi.
Në “top 10” janë edhe dy futbollistë të tjerë, rivalë të CR7: Lionel Messi dhe Neymar.
Listave e “yjeve” më të ndjekur në Instagram:
Cristiano Ronaldo (@cristiano): 200 milionë ndjekës
Ariana Grande (@arianagrande): 172 milionë ndjekës
Dwayne Johnson (@therock): 169 milionë ndjekës
Selena Gómez (@selenagomez): 166 milionë ndjekës
Kylie Jenner (@kyliejenner): 158 milionë ndjekës
Kim Kardashian (@kimkardashian): 157 milionë ndjekës
Lionel Messi (@leomessi): 141 milionë ndjekës
Beyoncé (@beyonce): 138 milionë ndjekës
Neymar (@neymarjr): 131 milionë ndjekës