Se gruaja i prinë proceseve të ndryshimeve përherë, është dëshmi e gjallë ky proces zgjedhor dhe tubimi madhështor i koalicionit 100% shtet AAK PSD.
Ky proces zgjedhor është i një rëndësie të veçantë ndërsa për ne përfaqësueset e koalicionit është referendum për shtetin në ruajtjen e kufijëve ekzistues.
Prandaj ne, gruaja në përgjithësi e ka kuptuar drejt politikën dhe rëndesinë e saj për çka jemi detyruar më shumë se asnjëherë më parë të mobilizohemi dhe ti japim drejtim procesit.
Se ne mundemi e kemi dëshmuar sa e sa herë, kemi heroina të luftës, kemi zonja të profileve të ndryshme që e drejtojnë familjen, bizneset, përgjegjësitë institucionale në vendim marrje, kemi kampione në sport, artiste me suksese nderkombëtare etj etj.
Fokusi im është organizimi i gruas dje, mobilizimi i tyre, prezenca jashtëzakonisht e madhe në tubimin paraprijës të koalicionit AAK PSD.
Nuk mbahet mend një organizim kaq i madh, kaq unik në mbështetje të kandidatëve tanë për deputet.
Prandaj, dua ti falënderoj të gjitha pa dallim, për gadishmërinë e tyre dhe organizimin e madh për ta mbushur sallën dhe për ta dëgjuar ushtimen e fitores.
Të dashura nëna, motra, zonja e vajza të mrekullueshme, ju falënderoj nga zemra për prezencen dhe ju lutem mos u ndalni asnjëherë deri në fitoren e madhe të 6 tetorit.
Bëhuni pjesë e fitores së madhe dhe pjesë e proceseve të mira për vetën tuaj, familjen e shoqërinë.
Zonjat e Gjilanit janë paraprijëse të fitores historike me Ramush Haradinaj Kryrministër.
E juaja, Arta
Arta Haziri Nuhiu
e sponsorizuar