DYLON

Brenda 24 oreve të fundit, 67 aksidente trafiku

Brenda 24 oreve të fundit, 67 aksidente trafiku
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 67 aksidente trafiku, prej tyre 22 janë me të lënduar, ndërsa 45 me dëme materiale, pa të lënduar.

Po ashtu, sipas policisë, janë shqiptuar gjithsej 1449 tiketa gjobitëse për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 9 persona, 4 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 5 në vuajtje të dënimit.

EkoHigjiena