…Sot, fatmirësisht demokratizimi i sistemit ka ndikuar pozitivisht edhe në demokratizimin e familjes e shoqërisë. Është pozitive dhe për t’u vlerësuar përkushtimi i madh në shkollimin dhe emancipimin e femrës krahas gjinisë tjetër…
Shkruan: Arta Haziri-Nuhiu
Gruaja në familje
Gruaja në familje është shtylla kryesore e funksionimit të rregullit familjar. Luan personazhin kryesor, luan rolin me qetësi. Që kur nis dita, ajo duhet të mendojë të rehatojë nga A ne ZH familjen. Të kujdeset për veshjen, për ushqimin për pastërtinë, për lulet, gjelbërimin…
Derisa, në politikë thuhet, pas një burri të suksesshëm qëndron një grua, unë them që pas një familje intelektuale të emancipuar dhe e rregullt, qëndron një grua e hekurt.
Gruaja në shoqëri
Sot, fatmirësisht demokratizimi i sistemit ka ndikuar pozitivisht edhe në demokratizimin e familjes e shoqërisë. Është pozitive dhe për t’u vlerësuar përkushtimi i madh në shkollimin dhe emancipimin e femrës krahas gjinisë tjetër. Shkollimi i femrës në vendet urbane nuk diskutohet, por fatmirësisht edhe në vende rurale përkushtimi në shkollim është i barabartë.
Sot kemi femra mjeke, mësuese, inxhiniere, ekonomiste, juriste dhe çdo lloj profesioni tjetër. Gruaja vetëm punën e njeh dhe për të nuk përfundon orari asnjëherë. Sapo kryen orarin e punës, i kthehet turnit të dytë punës dhe obligimeve në shtëpi.
Shumë nga ne orarin shtëpiak nuk e quajmë pune sepse nuk paguhesh, por gruaja punon edhe pa u paguar edhe pa u respektuar sa duhet. Ajo punon, punon e punon, nuk ndalet.
Shoqëria jonë ka kuptuar vlerën e gruas dhe me sportivitet pranon integrimin e saj ne çdo fushë.
Gruaja në Politikë
Në jetën politike kontribut të madh pa dyshim që jep edhe gruaja. Ne sot kemi femra deputete, ministre, udhëheqëse të shumë segmenteve të rëndësishme institucionale, por hapësira në pozitat menagjuese është e vogël krahasuar me atë se gjysma e popullsisë janë femra, krahasuar me shkollimin, përgatitjen dhe aftësimin e tyre.
Jeta ka sfida dhe sakrificë, por ne nuk duhet të presim shumë nga mëshira e burrave, të na hapin rrugë, por duhet ta përkrahim njëra tjetrën, duhet të jemi me motivuese dhe pretenduese në karrierën tone sepse shoqëria jonë ka nevojë më shumë për ne.
Nëse e menagjojmë mirë familjen, nëse bëjmë maksimumin në punë edhe në politikë duhet të tregojmë se jemi të zonja të menagjojmë pozita udhëheqëse dhe mos të llogaritemi vetëm si makineri votuese.
Ne, e duam një Kosovë evropiane më shumë pozita të udhëhequra nga femrat. Barazia dhe liritë e te drejtat tona janë të garantuara me konventa evropiane.
Ne, jemi një produkt pa të cilin nuk funksionon familja, shoqëria as shteti, ta promovojmë veten sa më shumë. Jemi produkt me shije!
/Autorja është drejtoresh e Festivalit të këngës për Fëmijë “Mollëkuqet”, profesoreshë e muzikës dhe ushtruese e detyrës së Kryetares së AGK-së në Gjilan/