Këngëtarja Rita Ora ishte mjaft e përfolur gjatë vitit 2016, ndonëse nuk ka qenë edhe aq aktive me publikim e projekteve të reja në muzikë.
Por, i njejti ‘pasivitet’ nuk do ta ndjek gjatë 2017-s, kështu të paktën ka bërë të ditur ajo përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook.
Rita ka ndarë me fansat një imazh në Facebook, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar se mezi pret që 2017-a të fillojë, duke u thënë fansave të bëhen gati për befasitë që do të servojë ajo këtë vit.
Është përfolur se në verën e këtij viti, Rita po mendon publikimin e albumit të saj më të ri./Telegrafi/