“Ju njoftojmë se sot kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi për sezonin e ri me lojtarin, Rinor Hazrolli i cili luan në pozitën e qendrës”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit të Volejbollit Drita (M).
Rinori vije nga skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova ku ishte për 3 vite pjesë e skuadrës gjakovare.
”Gjithashtu ka luajtur me të gjitha grupëmoshat e reja të kombëtares së Kosovës e për ne do të jetë një forcë shtesë në realizimin e objektivave të përbashkëta që i kemi. Shumë suksese në sezonen e re Rinor”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas. /2LONLINE/