“Pata kënaqësinë që në emër të Komuna e Gjilanit dhe të kryetarit Lutfi Haziri, së bashku edhe me përfaqësuesit e Shoqërisë Civile, në krye me Diellza Selishta, të takohemi me Thomas Waits, raportues për Kosovën, në Parlamentin Europian, për të diskutuar për format e bashkëpunimit që si rini të japim mbështetjen për ndërtimin, integrimin e Kosovës dhe mbështetjen nga Institucionet Evropiane për programet rinore”, ka thënë koordinatori për Rini, Genc Mustafa.
Ai tha se ambasadorët e Kosovës janë të rinjtë ku me kreativitetin e tyre po e përfaqësojnë mendësinë e re në bërjen e politikës.
Po ashtu në këtë takim, të rinjtë gjilanas kanë shprehur shqetësimin e tyre edhe për pamundësinë e lëvizjes së lirë si rrjedhojë e mos liberalizimit të vizave, sidomos të të rinjve, për ta shprehur talentin e tyre, kur dihet që Kosova e në veçanti Gjilani ka shumë kuadro të mira, të fushave të ndryshme, sidomos në fushën e teknologjisë.
Përndryshe, kjo vizite në Francë bëhet në kuadër të bashkëpunimit të OJQ MAN dhe Këshillit të Veprimit Rinor Lokal.