DYLON

AME ka filluar stërvitjen shkollore, zvogëlimi i rreziqeve nga tërmetet

AME ka filluar stërvitjen shkollore, zvogëlimi i rreziqeve nga tërmetet
Avatar photo Redaksia

Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioni përgjegjës i emergjencave i Republikës së Turisë AFAD, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit, kanë filluar zbatimin e projektit: “Zvogëlimi i rreziqeve nga tërmetet”.

Ky projekt ka për qëllim mbajtjen e stërvitjeve shkollore me simulator për tërmete. Trajnimi do të zgjas pesë javë, ndërsa gjatë tërë kësaj kohe automjeti me simulator nga Turqia do të qëndrojë në Kosovë.

Qëllimi i kësaj stërvitjeje shkollore është sensibilizimi, njohja dhe përgatitja e nxënësve, se si duhet të sillen dhe të mbrohen në rastet e tërmeteve.

EkoHigjiena

Në kuadër të këtij ushtrimi janë paraparë të përshihen rajoni i Gjilanit në pesë komuna, rajoni Prishtinës në pesë komuna, rajoni i Mitrovicës në pesë komuna, Rajoni i Pejës në pesë komuna dhe rajoni i Prizrenit në pesë Komuna.

Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në kuadër të prioriteteve të veta strategjike vazhdimisht harton plane të ushtrimeve operative, me qëllim të parandalimit të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, për përgatitjen e qytetarëve në rast se vendi ynë mund të ballafaqohet me ndonjë fatkeqësi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.