Njësia për Rini në Komunën e Gjilanit, për të katërtën herë merr pjesë me tre të rinj në trajnimin me temë “Power of Multimedia – Bridges of Diversity” I cili është projekti i vitit 2016 – 2017, që financohet nga Komisioni Europian, nën programin Erasmus+, bënë të ditur Genc Mustafa, udhëheqës i Njësisë për Rini, në Komunën e Gjilanit.
Mustafa thotë se Kosova përfaqësohet nga të rinjtë e Gjilanit në mesin e shteteve si : Anglia, Greqia, Maqedonia, Romania, Serbia, dhe Turqia, falë partneriteti mes Njësisë për Rini dhe OJQ-së Ligo Lex Legis.
“Qëllimi kryesor i këtij projektit është të zhvillojë kompetencat e te rinjve të cilët punojnë dhe angazhohet në organizata, në përdorimin teknikave te multimedias në punën me të rinjtë e tjerë, kryesisht përmes fotografisë dhe video për të promovuar imazhin pozitiv të diversitetit kulturor”, thotë tutje Mustafa.
Ky projekt përbëhet nga tre aktivitete kryesore :
Trajnimi i të rinjve ne temën : “Diversiteti Kulturor përmes Multimedias”
Shkëmbimi rinor me temën : “Sill ndryshimin ”
Seminari me punonjësit e rinj me temën : “Ura e Diversitetit”
“Në qëllimet specifike të projektit mund të përmendim : zhvillimi i kompetencave të punëtorëve të rinj evropianë, sidomos në fushën e përdorimit të multimedias dhe nxitjen e diversitetit kulturor; promovimi i teknikave Inno Lab, multimedia dhe edukimin jo formal midis liderëve të rinjve në promovimin e diversitetit kulturor, të promovojë diversitetin kulturor si një burim për societ tonë, të eksplorojë vlerat evropiane të tilla si diversiteti kulturor, demokracia dhe të drejtave të njeriut dhe rëndësinë e tyre për të rinjtë në vendet partnere”, thotë Mustafa.
Nga data 14 Prill 2017, po mbahet seminari final i këtij projekti, me pjesëmarrjen e te rinjve nga tete shtete partnere ne projekt. Ky seminar do te zgjas deri me datë 21 Prill 2017.
Gjatë këtij seminari do te elemente kyçe te cilat i referohen diversitetit kulturor, si shembull: kultura personale, identiteti, kombësia, feja dhe besimet, konteksti i jetesës, tensionet, steriotipet dhe paragjykimet.