Klubi i futbollit FC Drita ka zyrtarizuar ditë më parë përforcimin më të ri, sulmuesin Rilind Haziraj, e ky pas nënshkrimit me klubin, ka theksuar se është nder të jesh pjesë e këtij klubi, një mundësi që pak lojtarë e përjetojnë.
“Mezi po e pres këtë eksperiencë e sidomos ndeshjet e Evropës. Kampionati do të jetë i veçantë për mua sepse të gjithë duam ta sjellim titullin Kampion dhe do të jap gjithçka nga vetja që kjo gjë të ndodhë. Këtë besim që klubi ma ka dhënë mua, do ta kthej me angazhim, disiplinë dhe gjithçka që është e nevojshme që t’i bëjmë të lumtur tifozët tanë të zjarrtë “Intelektualët”, ka thënë Haziraj. /2LONLINE/