Pas lëndimit të pësuar kundër Dusseldorfit, Milot Rashica ka mundur t’i shikojë ndeshjet e Werder Bremenit dhe Kosovës vetëm nga tribunat.
Tashmë, trajneri Florian Kohfeldt ka zbuluar se sulmuesi vushtrrias do të jetë i gatshëm për ndeshjen në shtëpi ndaj liderit RB Leipzig.
Sipas “Kicker”, Rashica ishte në gjendje të stërvitste individualisht nga dita e diele.