Rikthehet Liga e Kampionëve: Sonte (e martë), Paris Saint-Germain – Barcelona & Benfica – Borussia Dortmund. Takime fillojnë në ora 20 e 45 minuta.
Rikthehet Liga e Kampionëve me ndeshje interesante sonte (e martë). Në “Parc des Princes”, Paris Saint-Germain e pret skuadrën e Barcelonës dhe kjo ndeshje së bashku më atë në mes të Bayern Munchenit dhe Arsenalit, e cila zhvillohet një ditë më vonë, llogaritën si kryesoret në 1/16 e finales.
PSG-ja në këtë ndeshje do të jetë pa Thiago Motta, i cili është i dënuar. Në anën tjetër, për shkak të lëndimeve mungojnë Javier Pastore dhe Grzegorz Krychoëiak, por rikthehet kapiteni Thiago Silva.
Tek Barcelona, Rafinha do të jetë i gatshëm pas një përplasje me portierin Marc-Andre ter Stegen kundër Athletic Bilbaos, kurse mungon Arda Turan për shkak të lëndimit dhe Javier Mascherano është i dënuar.
Ndeshja tjetër që zhvillohet sonte është në mes të Benfica-s dhe Borussia Dortmund-it…
Më tepër:
Burimi: Epoka e Re