Java e IX-të e Ligës së Dytë të futbollit të Kosovës, sjell derbin e shumë pritur të Komunës së Dardanës në mes Bashkimit të Koretinit e Kikës së Hogoshtit.
“Portokallinjtë” e Bashkimit nga ky derbi kërkojnë tri pikë të vlefshme për të mos humbur hapin me kreun e tabelës, ndërsa “bardh e kaltërtit” nga Hogoshti kërkojnë edhe më tutje ti prinë pozitës së parë në tabelën e klasifikimit.
Dy tifozërit “Unikat” e Bashkimit dhe “Luanët” e Kikës, siç bëjnë të ditur nga dy taborret do të përgatisin festë për t`i përkrahur skuadrat e tyre të zemrës.
Nga 8 ndeshjet e zhvilluara Bashkimi renditet në pozitën e 4 me 16 pikë të tubuara duke shënuar 5 fitore 1 barazim dhe dy humbje, ndërsa lideri i tanishëm Kika ka shënuar 6 fitore 1 barazim dhe një humbje.
Ndeshja zhvillohet të shtunën nga ora 14:00 në fshatin Koretin në stadiumin “Koretin Arena”.