DYLON

UEFA merr vendim për ndeshjen Kosova – Rusia

UEFA merr vendim për ndeshjen Kosova – Rusia
Avatar photo Elife Sherifi

Paneli i Emergjencave brenda UEFA-s ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar në lidhje me situatën e ndeshjeve ndërmjet ekipeve të Kosovës dhe Rusisë.

Kështu, sa i përket ndeshjeve kualifikuese të futbollit të femrave për “EURO 2021” ndërmjet Kosovës dhe Rusisë, Paneli i Emergjencave vendosi që ndeshja e parë ndërmjet Kosovës dhe Rusisë e planifikuar të luhej më 4 tetor të shtyhet për një afat të pacaktuar, ndërkohë që ndeshja tjetër e planifikuar më 9 qershor të vititi 2020 në Rusi të luhet në një teren neutral.

UEFA ka njoftuar se ekipet nga Kosova dhe Rusia do të mbahen larg në garat e UEFA-s. Paneli i Emergjencave i UEFA-s u mblodh të Mërkurën për të diskutuar situatën e ndeshjeve midis ekipeve nga Kosova dhe Rusia.

EkoHigjiena

Duke marrë parasysh rreziqet e sigurisë që lidhen me ndeshjet midis ekipeve nga Rusia dhe Kosova, Paneli vendosi që të dy ekipet të mos tërhiqen më kundër njëri-tjetrit në asnjë garim të ardhshëm të UEFA-s deri në njoftimin e mëtejshëm.

Kujtojmë që Kosova dhe Rusia ndodhen në grupin A të kualifikimeve për “Evropianin 2021” të femrave.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.