“Disa herë e kemi kërkuar dhe e përsëris, dorëheqja e kryetarit të komunës është e vetmja rrugë nga dalja e kësaj gjendje të jashtëzakonshme dhe shpëtim për qytetarët e Gjilanit”, ka thënë Riad Rashiti, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan.
Përndryshe, sot kreu i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni i kishte dërguar shkresë ministrit të MASHT-it, nga i cili ka kërkuar fillimin e procedurave për shpërbërje të Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Përndryshe, Rashiti i PDK-së në një reagim të tij tha se për PDK do të ishte i mirëseardhur shpërbërja e Kuvendit Komunal bashkë me dorëheqjen e kryetarit të Gjilanit, i cili po ia humbë 58 milion euro buxhet projekteve për Gjilanin.
“Këtë kryetar nuk mund ta shpëtojë askush, sepse i ka hyp skijave prapë, lutemi që sa më pak pasoja të kemi ne si Gjilan, nga përplasja e tij në humnerë bashkë me qeverisjen e tij”, ka thënë Riad Rashiti i PDK-së. /2LONLINE/