Përfaqësuesja e Kosovës në Karatete mori pjesë në Premier Ligen për të rinj që u mbajt në Sofia te Bullgarisë. Në një konkurrencë shumë e madhe u fituan një medalje e bronztë dhe tri vende të 7-ta
Siç njofton Komisioni për Informim i FKK-së, Përfaqësuesja e Kosovës në Premier Ligën për të rinj u paraqit me 62 garues. Albinot Selmani zuri vendin e tretë në kumite në kategorinë e kadetëve deri në 57 kilogram. Me paraqitje shume te mirë ai fitoj 4 duele, ku në gjysmëfinale humbi me Senshu edhe pse rezultati ishte baras 3 me 3. Ne luftën finale për vendin e trete fitoi ndaj garuesit nga Ukraina 3 me 0.
Në përgjithësi kosovarët kishin një paraqitje shumë të mirë në një garë të nivelit botëror, ku morën pjesë 72 shtete me mbi 2 mijë garues.
Nga Kosova drejtësinë me përpikëri ndau Ardian Muhadri, gjyqtar me licencë botërore, ku shpesh ishte edhe kryesori i arenës.
Përzgjedhësit Isak Curri dhe Ylber Syla u asistuan nga trajnerët Blerim Hajdari dhe shumë trajner e klubeve qe kishin udhëtuar me mjete vetanake u përkujdesën në përgatitje te garuesve qe te hyjnë ne arenë te kompletuar me pajisje sportive.
Ndër me te mirat në ketë garë u rendit edhe Alma Loki, në disiplinën e katave në kategorinë (U14) e -7-ta, ajo ketë e arriti duke fituar ndaj garuese së Bjellorusisë, pastaj humbi nga ajo e Spanjës, (kampionia e kësaj kategorie) kurse ne garën për vend trete (Repasazh) fitoj ndaj garueses se Bonjës dhe Hercegovinës, kurse në ballafaqimin me garuesen e Sllovakisë pësoi një lëndim në këmbë i cili ia pamundësoi garën për medaljen e bronztë po ashte edhe garën në kumite.
Po ashtu ndër më të mirët e botes u renditen edhe Edisa Beka e 7-ta, ajo u paraqitë në kategorinë deri 53 kilogram – juniore, me një paraqitje të shkëlqyeshme arriti të fitojë ndaj garueses nga Rusia dhe Danimarka, mirëpo humbi me rezultate minimal (1:0), nga garuesja Azerbejgjanit nënkampionia e kësaj garë.
Edisa Beka, pastaj në repazazh fitoi nga garuesja e Italisë dhe humbi po ashtu nga italiania me vendim te gjyqtarëve ku në kohën e rregullt rezultati ishte baras.
Edhe Arianit Mani u rendit i 7-ti, me një paraqitje te shkëlqyer në kategorinë (U14) deri ne 45 kilogram, ai arrit te fitoj nga garuesi i Turqisë, Rusisë, ku humbi nga ai i Ukrainës, (kampioni i kësaj kategorie). Ne garën për medaljen e bronzte (Repasazh) humbi nga garuesi i Maqedonisë.
Po ashtu nder 7 më të mirët e botës u rendit me një paraqitje shumë te mirë edhe Elton Musliu ne kategorinë kadetëve mbi 70 kilogram në xhiron e parë kaloi pa kundërshtar pastaj fitoi nga garuesi i Bullgarisë dhe ai Bosnjës dhe Hercegovinës, kurse humbi nga garuesi i Turqisë, (nënkampioni i kësaj kategorisë) po ashtu në garën për vendin e trete (Repasazh) humbi me rezultatin minimal (1:0) nga garuesi i Bjellorusisë, (fitues i medaljes se bronztë në ketë garë).
Ndërsa i 9-ti, nder më të mirët u rendit Fatjon Bajrami në kategorinë (U14), ai edhe pse humbi nga nënkampioni i kësaj kategorie tregoi paraqitje të mirë kurse në garën për medaljen e bronztë fitoi nga garuesi i Rumanisë dhe humbi nga ai i Bullgarisë,
Edhe Yllka Hyseni në kategorinë (U14) deri në 42 kilogram u rendit e 9-ta, kurse Hamz Haliti i 11-ti, ne kategorinë (U14) deri në 55 kilogram.
Garuesit e tjerë të cilët kishin së paku një fitore
Tri fitore: Ariana Gashi, Melos Gashi, Rexhep Grajqeci
Dy fitore: Mirlind Rexhepi, Valëza Gashi, Redona Gashi,
Një fitore:Njomza Osmani, Elona Ibrahimi, Endrit Beka, Dren Ibrahimi, Valdet Mustafa, Omer Sahiti, Riza Mahalla, Hatigje Zejnullahu, Vesa Ibrahimi, Endrit Shaqiri, Edina Metolli, Eldonis Aliu, Kujtim Thaqi, Fatjon Bajrami, ka bër ëtë ditur Komisioni për Informim i FKK-së