Nga Zejnullah Jakupi
Disa analistë po e thekësojnë se Trupat e KFOR-it po e zbatojnë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila është një rezolutë e rëndësishme që u miratua më 10 qershor 1999, pas përfundimit të konfliktit në Kosovë.
Ata dhe jo vetëm ata, po harrojnë se kjo rezolutë kurrë nuk u zhbë, as nuk u ndryshua edhe pse nuk përkon më me situatën e pas shpalljes së pavarsisë së Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran. Kjo rezolutë, nga ajo kohë, 10 qershor 1999, vendosi bazën juridike për ndërhyrjen e forcave të koalicionit të NATO-s në Kosovë dhe themeloi një administratë ndërkombëtare për të menaxhuar me protektoratin Ndërkombëtar mbi Kosovën dhe natyrisht pa e parashikuar më vonë edhe pavarësinë e Kosovës.
Dispozitat kryesore të Rezolutës 1244 janë:
1. Përfundimi i konfliktit: Rezoluta 1244 shpalli përfundimin e konfliktit në Kosovë dhe kërkonte ndërprerjen e operacioneve ushtarake të NATO-s. Ajo theksonte rëndësinë e ndalimit të dhunës dhe përmirësimit të sigurisë në Kosovë.
2. Administrata ndërkombëtare: Rezoluta krijoi një administratë ndërkombëtare në Kosovë me përgjegjësi për menaxhimin e përkohshëm të territoreve të Kosovës dhe institucioneve shtetërore.
3. Autonomia substanciale: Rezoluta vinte theksin në të drejtën e popullit të Kosovës për autonomi dhe kërkon njohjen e autonomisë substanciale të Kosovës brenda Republikës së Serbisë dhe Malit të Zi.
4. Kthimi i refugjatëve dhe personave të zhvendosur: Rezoluta theksonte nevojën për të siguruar kthimin e sigurt dhe të lirë të refugjatëve dhe personave të zhvendosur në Kosovë dhe për të garantuar të drejtën e tyre për të marrë pjesë në vendimmarrje për të ardhmen e tyre.
5. Dialogu politik: Rezoluta inkurajonte pjesëmarrjen e të gjitha palëve në një dialog politik konstruktiv për të arritur zgjidhje të qëndrueshme politike për Kosovën. Pra, Resoluta flet për kohën kur Kosova nuk ishte shtet.
Rezoluta 1244 do të duhej të mbetej vetëm një dokument i rëndësishëm historik, në çështjen e Kosovës, por të mos e ketë këtë rëndësinë që e ka sot, sepse i ka skaduar afati- pas shpalljes së pavarsisë së Kosovës, por është e çuditshme se pse ajo vazhdon të jetë një bazë ligjore për organizimin dhe funksionimin e institucioneve në Kosovë, pra që garanton kufinjët e shtetit të Kosovës? Dhe pse nuk mundet tani KFOR- i dhe FSK me Rezolutë të re t´i mbrojnë ata? Ndërkohë, pas shpalles së pavarësis më 17 shkurt 2008 është vlerësuar se Rezoluta 1244 është një dokument i datës së skaduar dhe se statusi i Kosovës ka ndryshuar dhe pas tij kishim edhe GJND-në por sërisht nuk është lëkundur kjo rezolutë dhe herë pas herë ishte diskutuar dhe po diskutohet në nivel ndërkombëtar, për të gjetur një zgjidhje të zgjuar dhe të qëndrueshme për të ardhmen e vendit në lidhje me veriun e Kosovës që ka të bëjë me veriun dhe asociacionin, të drejtën e serbëve lokal për të vetëqeverisur mbenda kornizave të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Gjithsesi është interesant të jepet një mendim se kur do të shpallet e pavlefshme kjo rezolutë? Me gjithë gjasë kjo kohë do të ishte mesiguri kur dyja palët Kosova dhe Serbia fillojne të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit. Po jap një përmbledhje të përgjithshme të përmbajtjes së Rezolutës 1244:
1. Vërejtje fillestare: Rezoluta fillon me një vërejtje për rëndësinë e ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës Federale të Jugosllavisë (në kohën kur kishte Union mes Serbisë dhe Malit të Zi) dhe kërkohej respektimi i të drejtave të popullit të Kosovës.
2. Konfirmimi i autoritetit të Këshillit të Sigurimit: Rezoluta konfirmonte autoritetin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi çështjen e Kosovës dhe vendosinin detyrimet për palët e konfliktit.
3. Ndalimi i dhunës: Rezoluta 1244 kërkonte ndalimin e dhunës dhe veprimeve të armatosura në Kosovë, duke iu bërë thirrje të gjitha palëve të marrin masat e nevojshme për të siguruar këtë.
4. Krijimi i UNMIK-ut: Rezoluta vendoste krijimin e Misionit të Përkohshëm të Administratës së OKB-së në Kosovë (United Nations Interim Administration Mission in Kosovo – UNMIK). UNMIK-u ka përgjegjësitë për menaxhimin e përkohshëm të institucioneve dhe territorit të Kosovës.
5. Pavarësia e Kosovës: Rezoluta theksonte gjithashtu edhe rëndësinë e të drejtës së popullit të Kosovës për vetëvendosje, me që u konkretizua me shpallen e pavarësisë. Ajo konfirmonte atëkohë nevojën për të arritur një zgjidhje politike përmes dialogut dhe negociatave., të cilat edhe pas shpalljes së pavarësisë po vazhdojnë akoma dhe që janë bartur si probleme të kohës së pasluftës- në mënyrë të padrejtë. Pse duhet të flitej akoma për një zgjidhje politike? Rezoluta 1244 inkurajonte dikur dhe tani. SHBA dhe BE inkurajojnë pjesëmarrjen e të gjitha palëve në një dialog politik konstruktiv dhe në negociata për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme politike për serbët në veri. Edhe tema e kthimit të refugjatëve dhe personave të zhvendosur, si atëherë, ka vazhduar të egzistojë tutje. Rezoluta theksonte rëndësinë e kthimit të sigurt dhe të lirë të refugjatëve dhe personave të zhvendosur në Kosovë, si dhe të drejtën e tyre për të marrë pjesë në vendimmarrje për të ardhmen e tyre. Ashtu si shqiptarët e pjesë veriore të Mitrovicës, por edhe ata te komuniteteve tjera, nuk janë kthyerë në mënyrë të kërkuar.
Është e rëndësishme për fund që të thuhet se as SHBA por as BE nuk kanë tematizuar ndonjëherë zhbërjen e Rezolutës 1244 dhe me sa shihet, për ketë nuk po gjendet akoma as zgjidhja e problemit për veriun e Kosovës.
Edhe pse Rezoluta duhet të ndryshohej, edhe sa i përket ndërhyrjes ushtarake, në analiza dhe natyrisht edhe me veprimet në Veri nga forcat e KFOR-it, të cilat morën kontrollin në lokacionet komunale, me sa shihej, sipas Rezolutës, kjo do të binte në sektorin e policisë- gjithnjë sipas kësaj rezolute thuhej se me Rezolutë 1244 (citoj) duhet të ofrohej ” Mbështetja e ndihmës humanitare dhe fatkeqësive në koordinim me organizatat ndërkombëtare humanitare”. Gjithashtu edhe “ruajtja e rendit dhe ligjit civil ju besohet policisë, me që rast kërkohet krijimi i forcave policore vendore (1999) por në fillim kjo pasoi natyrisht përmes vendosjes së personelit policor ndërkombëtar.
Në rastin e ndërhyrjes ndaj protestave të dhunshme, sikur ndodhi në veri, të shkaktuara nga grupe kriminale dhe bandat e krimit, ndaj tyre, fare nuk do të duhej të ndërhynte ushtria, pra KFOR-i, por as FSK, por vetëm policia e Republikës së Kosovës. Me këtë evitohet ´ndezja´ e konfliktit në baza ushtarake… Respektimi i Rezolutës 1244 pa e marrë përbazë shpalljen e pavarësisë, e zhvendosë KFOR-in nga një akter nga koha e vitit 2023 në një akterë të një aktualiteti tjetër, po, të vitit të largët (1999). /2LONLINE/