DYLON

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë anamoravase, Hasan Bunjaku

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë anamoravase, Hasan Bunjaku
Avatar photo Redaksia

Sapo doli nga shtypi

NJË GJAKIM I PAFAT,

EkoHigjiena

i veteranit të gazetarisë anamoravase, Hasan Bunjakut.

Një prozë e rrallë dokumentari mbi fatin e një familje ( lagjeje e katundi ) që realisht ishte dhe fati i mijëra familjeve të tilla brenda një njëqindvjetëshi që e përcollëm.

Mund të quhet pa fije mëdyshje edhe roman dokumentar, çfarë realisht i ka munguar jo vetëm letërsisë sonë po edhe historisë njëshekullore të këtij populli.

Autori Hasan Bunjaku, me një përvojë prej shumë dekadash si në fushën e letërsisë, ashtu dhe të gazetarisë sonë, përmbush një mision sa fisnik, aq dhe atdhetar, duke ia dhuruar këtij populli pjesën më sublime të një familjeje shqiptare që e përjetoi përgjatë një qëndrese të pashembullt për të mbetur në trojet e veta stërgjyshore…

NJË GJAKIM I PAFAT, si një libër i rrallë që tashmë kemi rastin për ta lexuar, do ta kemi në Panairit të 23-të të Librit, “Prishtina 2023”, përkatësisht të stendës së Shtëpisë botuese “BEQIR MUSLIU”… nga data 6 – 11 qershor, te Pallati i Rinisë…

Mos harroni për ta blerë … dhe për ta lexuar!

Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.