(2L ONLINE) – Për shumë kë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e ka pranuar kërkesën e PDK-së, dhe e ka shpallur jokushtetues zgjedhjen e Isa Mustafës kryetar të Kuvendit, mund të determinojë krizë dhe si rrjedhojë edhe zgjedhje të reja në Kosovës. Në fakt, në PDK thonë se janë të bindur se do t’i kenë numrat për të zgjedhur kryeparlamentarin dhe për të bërë qeverinë e re, duke llogaritur këtu në disa vota edhe nga tabori i Bllokut, LDK-AAK-PDK, por se nga ana tjetër përfaqësues të subjekteve që re përbëjnë Bllokun thonë se kjo nuk do të ndodh assesi dhe se ata nuk do të thyhen, por se, do të vazhdojnë të punojnë drejt formimit të një qeverie të fuqishme nga ana e tyre.
Por, megjithatë, nëse zgjedhjet e reja janë të pashmangshme, thuhet se atyre më së shumti mund t’iu gëzohet Aleanca Kosova e Re (AKR), një subjekt politik ky, që në zgjedhjet e fundit nuk ia doli të kalojë pragun dhe të bëhet pjesë e Parlamentit të Kosovës, dhe se këtë do ta shihte si një mundësi e re e mbetjes në lojë.
Agim Rexhepi, koordinator i AKR-së në Gjilan, një ndër komunat ku mendohet se ky subjekt politik mund të jetë i fuqishëm thotë për Portalin 2L ONLINE.com, se AKR është subjekti i vetëm që më së mirë e ka dëshmuar deri më tani se interesi i vendit është para atij partiak. Andaj edhe zhvillimet më të reja dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja nuk i shohin si fat, por se mendojnë shumë arsyeshëm dhe janë të interesuar vetëm që proceset të ecin para, të mos bllokohet vendi në ngërçe politike, por të gjendet zgjidhje për të ecur para.
Por, Rexhepi, megjithatë nuk e fsheh atë se pikërisht zgjedhjet e reja mund të jenë zgjidhje. Ai thotë se AKR-ja kërkon nga të gjitha palët që vendim i Gjykatës Kushtetuese të respektohet dhe të bëhen përpjekje që vendi të ecë para, ndërkohë që po u bënë zgjedhjet të pashmangshme AKR-ja është e gatshme.
Rexhepi thotë se AKR-ja dhe presidenti i saj Behgjet Pacolli më së miri e kanë dëshmuar deri më tani, edhe atë me veprime konkrete, se interesi i vendit dhe i qytetarëve të saj është në rend të parë dhe para interesit partiak, prandaj i quan të pakuptimta thashethemet se AKR ja po i gëzohet këtyre zhvillimeve politike që mund të prodhojnë zgjedhje të reja.
“AKR-ja dhe presidenti Pacolli asnjëherë deri më tani nuk kanë ndërmarr veprime që lidhen me sjelljen e ndonjë përfitimi partiak, por se në çdo rast, në çdo situatë, orientimi dhe angazhimet konkrete kanë qenë drejt interesit të përgjithshëm të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Agim Rexhepi, koordinator i AKR-së Gjilanit. /2L ONLINE/