Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka deklaruar se aktualisht të gjitha rrugat në Republikën e Kosovës janë të kalueshme, përfshirë edhe ato në terrene më të larta.
“Ne i kemi marrë masat për pastrimin e rrugëve nacionale, mbrëmë gjatë gjithë natës ekipet tona kanë qenë në terren dhe mund të konfirmojë se të gjitha rrugët në Republikën e Kosovës janë të kalueshme, edhe ato në Prevallë dhe terrene më të larta”, ka thenë Kadriu për RTK-në.
Ai tha se qytetarët duhet të kenë kujdes të shtuar në rrugë por të kenë kujdes dhe mirëkuptim edhe me kamionët që pastrojnë rrugët.
http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=247587