Zhegra pozicionohet përkrah koalicionit fitues, me bindjen e thellë se me Ramush Haradinajn kryeministër, Kosova do te ketë zhvillim të qëdrueshëm ekonomik, krijimin e kushteve për investitorë të huaj në mënyrë që të gjenerohen vende të reja pune.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan, Rexhep Kadriu, njeherit nënkryetar i komunës së Gjilanit, dhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës tha se” “ngado qe po shkojmë e po takojmë qytetarë, po shohim një gatishmëri të madhe qytetare për ndryshime”.
“S’ka dyshim ne fitoren e koalicionit tonë, por ne duhet të angazhohemi që fitorja të jetë edhe e pastër edhe bindëse, në mënyrë që pas 11 qershorit t’i formojmë institucionet vet dhe ti qojmë proceset përpara” , tha Rexhep Kadriu.
Sipas tij, kandidatët nga Gjilani janë garancë se Anamorava do të jetë pikënisje e punës së qeverise së re të Kosovës, dhe se Gjilani nuk do të jetë i bllokuar kundrejt buxhetit të shtetit, por do ta marr hisen e vet që i takon
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017