DYLON

LVV: Vetëvendosje në Gjilan po merr përkrahjen e fuqishme të “shehërilive”

LVV: Vetëvendosje në Gjilan po merr përkrahjen e fuqishme të “shehërilive”
Avatar photo Redaksia

Në një nga tubimet e fundit, por masovike të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan me Sheherlitë e vjetër të Gjilanit u krijua një besim i ndërsjellë për NDRYSHIMIN e madh nën udhëheqjen e kryeministrit të ardhshëm Albin Kurti dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!

U potencua se Qytetaria si nocion rregullon dhe organizon gjërat në atë mënyrë që lehtëson jetën e përditshme të qytetarëve dhe ndërton relacionet në mes tyre. Pasioni i shehërlive për të vënë rregull në qytetin dhe oborret ë tyre është i ngjashëm me pasionin ë LVV për drejtësi dhe mbrojtjen ë shtetësisë së Republikës. Prandaj u kërkua që të bashkuar të çrrënjosin këtë kaos institucional, urbanistik e kombëtar si dhe këtë çrregullim shpirtëror e mendor.

EkoHigjiena

Ndërsa koncepti i qytetarisë aktive që nënkupton angazhimin ë individëve dhe grupeve në jetën publike dhe politike është i ngjashëm me aktivizmin e LVV në mbrojtjen e çështjeve madhore të shtetit.

Nga bashkëbisedimi interaktiv në mes qytetarëve të vjetër dhe kandidatëve për deputet u shtrua nevoja që heshtjes qytetare t’i vie fundi, sepse heshtja ë qytetarëve dhe tipareve qytetareske sikur nxit dhe inkurajon shkelësit e ligjit e kushtetutës si dhe rrënuesit ë Republikës, ndërsa është imediate që SHEHËRLITË E SHEHRIT TË GILANIT me zërin e tyre, me revoltën ë tyre qytetare dhe sidomos me votën ë tyre demokratike të ndëshkojnë dhe të pamundësojnë këta mashtrues ë kriminel, këta zhvatës ë manipulues të shkatërrojnë të gjitha vlerat dhe virtytet ë popullit shqiptar. Vetëm me LVV dhe Albin Kurtin kryeministër mund të sendërtohet ëndrra ë shtetit dhe republikës.

*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.