Sot, kryeministri i qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dhënë besimin Rexhep Kadriut që të jetë zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, Rexhep Kadriu iu është adresuar qytetarëve gjilanas, të anamoravës por edhe të Kosovës duke iu zotuar se do të punojë me ndershmëri e profesionalizëm.
“Anamorava po përfaqësohet denjësisht në qeverinë Haradinaj. U zotova para kryeministrit, po zotohem edhe para qytetarëve se; do të punoj me ndershmëri e profesionalizëm. Na presin punë të mëdha, sepse ka ndryshua edhe shkolla qeverisëse, edhe dinamika e punës”, ka thënë Kadriu, deri më tash nënkryetar i Komunës së Gjilanit, njëherësh drejtues i Degës së AAK-së në Gjilan, transmeton 2LONLINE.
Ai tha se beson fuqishëm se brenda këtij mandati qeverisës, vendi do të ketë krejt një imazh ndryshe.
“Ekziston gatishmëri dhe vullnet për punë që pas katër vitesh kjo ministri të mos ketë më çka të punoj”, ka thënë Kadriu.