DYLON

Presidenti i Kosovës dhe ministri kanadez nënshkruajnë Letrën e Qëllimit të Mirë për Marrëveshjen për Mbrojtje të Investimeve

Presidenti i Kosovës dhe ministri kanadez nënshkruajnë Letrën e Qëllimit të Mirë për Marrëveshjen për Mbrojtje të Investimeve
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Ministri për Tregti Ndërkombëtare i Kanadasë, François-Philippe Champagne, sot janë zotuar se Kosova dhe Kanadaja së shpejti do ta kenë Marrëveshjen për Mbrojtje të Investimeve në mes dy vendeve tona, duke nënshkruar Letrën e Qëllimit të Mirë, e cila i paraprin kësaj marrëveshjeje.

Presidenti Thaçi ka thënë se bashkëpunimi bilateral ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë është në rritje, veçanërisht në ekonomi, me theks të veçantë në fushën e minierave.

Ndërsa, Ministri për Tregti Ndërkombëtare i Kanadasë, François-Philippe Champagne, ka thënë se Marrëveshja për Mbrojtje të Investimeve do të ketë shumë rëndësi për çdo investim të mundshëm në Kosovë.

EkoHigjiena

Presidenti Thaçi dhe ministri kanadez, François-Philippe Champagne, kanë folur edhe për reformat e bëra në ekonominë e Kosovës, ku konfirmim i suksesit në këto reforma është edhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian, si dhe pranimi i Kosovës në programin e Korporatës për Sfidat e Mijëvjeçarit të Kongresit Amerikan.

Presidenti Thaçi ka thënë se investimet kanadeze janë shumë të rëndësishme për ekonominë e Kosovës.

 

http://www.president-ksgov.net/sq/lajme/presidenti-thaci-dhe-ministri-kanadez-nenshkruajne-letren-e-qellimit-te-mire-per-marreveshjen-per-mbrojtje-te-investimeve

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.