DYLON

Konfirmohet përkushtimi për vlera të njëjta

Konfirmohet përkushtimi për vlera të njëjta
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, në vazhdim të ditës së parë të vizitës zyrtare në Kanada.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova do të jetë përherë mirënjohëse për përkrahjen e Kanadasë për Kosovën.

“Jemi falënderues për përkrahjen për refugjatët gjatë luftës, por edhe në ndërtimin e shtetit tonë të lirë e demokratik dhe konsolidimin e tij në botë”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se “Kanadaja është partner strategjik i Kosovës”.

EkoHigjiena

Kryeministri Trudeau u shpreh se Kanadaja do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën.

“Kanadaja do të qëndrojë përkrah Kosovës përgjithmonë”, u shpreh kryeministri Trudeau.

Presidenti Thaçi theksoi se Kosova mund të mësojë shumë nga përvoja e Kanadasë në ndërtimin e shoqërive shumë-kulturore e gjithëpërfshirëse.

“Ndajmë parime dhe vlera të njëjta. Mund të mësojmë nga përvoja e Kanadasë në ndërtimin dhe promovimin e këtyre vlerave”, u shpreh presidenti Thaçi.

 

http://www.president-ksgov.net/sq/lajme/presidenti-thaci-takoi-kryeministrin-trudeau-konfirmohet-perkushtimi-per-vlera-te-njejta

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.