Në Zhegër të Gjilanit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur takim me qytetarët e Zhegrës. Qëllimi i këtij takimi ishte aderimi i dhjetëra anëtarëve të rinj dhe mobilizimi për zgjedhjet e ardhshme nacionale dhe lokale.
Të pranishëm nga niveli qendror ishin Daut Haradinaj, Deputet i Kuvendit të Kosovës, nënkryetarët Ahmet Isufi dhe Gazmend Abrashi, kryetaren e AGK dhe Kryetaren e të rinjve të AAK-së, si dhe përfaqësues të strukturave nga qendra dhe dega e Gjilanit.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës Daut Haradinaj, kërkoi që Zhegra dhe Karadaku të japin fjalën e vet, duke e nxjerrë nga rreziku vendin.
“Ne e kemi identifikuar sëmundjen e Kosovës të cilën e kanë shkaktuar ata në krye të shtetit. Janë disa të këqija që ju kanë sjell vendit, si demarkacioni, asociacioni dhe keq menaxhimi. Me një qeveri të mirëfilltë të gjitha çështjet do të ishin rregulluar. Prandaj kërkoj nga ju që mos ti shikoni subjektet politike por të mendoni se kush e meriton besimin tuaj. Ka ardhur koha që ti dërgojmë pak në pushim qeverisjen aktuale” tha Daut Haradinaj.
Kryetari i Degës së AAK-së në Gjilan. Rexhep Kadriu, falënderoi vullnetin e Ejup Idrizit që falë iniciativës së tij i cili është edhe veteran i UÇK-së janë mbledhur në këtë takim.
“Ne jemi mbledhur këtu, për një arsye të bashkimit të 60 anëtarëve të rinj. AAK në Gjilan ka hy në bashkëqeverisje me njerëz të rinj të cilët po japin maksimumin për të mirën e qytetarëve të Gjilanit. I tërë angazhimi jonë është i sinqertë dhe si nënkryetar i qeverisjes aktuale duke dhënë shembull në punë më jep guximin që të kërkojmë besimin tuaj për Kryetarin Ramush Haradinaj, dhe AAK në Gjilan me ndihmën e Zhegrës së Idriz Seferit dhe Agim Ramadanit po punon me qytetarë për ndryshimin e madh”, ka thënë Kadriu.
Të pranishmëve ju drejtuan me nga një fjalë rasti edhe Ahmet Isufi, Gazmend Abrashi, Magbule Shkodra dhe Diellza Hoti. Në fund ju shpërndanë librezat 60 anëtarëve të rinj.