DYLON

Memorandum mirëkuptimi për përmirësimin e gjendjes së grupeve të margjinalizuara të fëmijëve

grupeve të margjinalizuara të fëmijëve
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit ka nënshkruar sot marrëveshje të mirëkuptimit me organizatën Save the Children – Kosovë, për përmirësimin e gjendjes së grupeve të margjinalizuara të fëmijëve të komunitetit rom, ashkali dhe agjiptas (RAE), sikurse edhe fëmijëve me nevoja të veçanta.

Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka bërë të enjten kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtori i Save the Children, Ahmet Kryeziu.

Kjo marrëveshje nënkupton implementimin e programit me kohëzgjatje katër vjeçare për mbështetjen për këto grupe, duke u realizuar përmes Drejtorisë së Arsimit, Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Njësisë për të Drejtat e Njeriut.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri e ka falënderuar organizatën Save the Children për mbështetjen në këtë program të rëndësishëm, për një kujdes të veçantë dhe mbështetje sa më të madhe për fëmijët e komunitetit RAE dhe ata me nevoja të veçanta.

Ndërkaq, drejtori i Save the Children, Ahmet Kryeziu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e drejtëpërdrejt të tij në të gjitha pozitat lokale e qendore, duke thënë se kjo ka bërë që Gjilani të jetë një ndër komunat e para për realizimin e programeve të vazhdueshme në mbështetje të njerëzve në nevojë.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.