RESI vazhdimisht po përkrahë bizneset dhe fermerët nga Komuna e Kamenicës. Së fundi 3 biznese nga Komuna e Kamenicës kanë marrë pjesë në panairin AGROKOS të ushqimit dhe pijeve, me përkrahje të RESI-it, ku njëherit këto biznese kanë qenë edhe perfitues të granteve nga po i njëjti projekt.
Në anën tjetër, Grupi Lokal i Veprimit Kamenica dhe organizata Helvetas , përmes Shoqatës së Kultivuesve të Frutave, ka mbështetur anëtarin nga Kamenica, kultivuesin e frutave ATI Kosova nga Zajqeci.
Shembuj të tillë të përkrahjes çmohen shumë nga Komuna e Kamenicës dhe vazhdimisht do të promovohen.