Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij ka përkujtuar dy veprimtarë e lëvizjes kombëtare, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha të cilët kanë rënë heroikisht 35 vjet më parë.
Ja postimi i plotë:
Në historinë e re të Kosovës, janari hyri si muaj i heroizmit dhe lavdisë, në saje të sakrificës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, më 17 janar 1982. Ndërkaq, sot e 35 vjet më parë, në një qëndresë heroike përballë aparatit policor serb e jugosllav, ranë trimërisht dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Rënia e tyre u bë motiv shtesë për brezat që kishin ideal çlirimin e Kosovës. Lavdi heronjve të Janarit! HTH