Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së tetë në Superligën e Kosovës në futboll. Shumë gola u shënuan edhe këtë javë, gjersa klubet ndryshuan edhe pozitën tabelare.
Falë fitores bindës në shtëpi përballë Vushtrrisë, Drita tani me 17 pikë kryeson kampionatin elitar.
Ekipi i Ardian Nuhiut përveç që kryeson tabelën me pikë, ata kryesojnë edhe me numrin e golave të realizuar 17-të dhe kanë vetëm 5 gola në këtë edicion.
Në pozitën e dytë dhe të tretë janë Llapi dhe Ballkani, të cilët poashtu kanë nga 17-të pikë.
Ngritje në renditjen tabelare ka bërë edhe skuadra e Gjilanit që në udhëtim shënoi fitore bindëse përballë Flamurtarit me rezultat 4-1.
Kjo është tabela: