FIFA ka publikuar renditjen e re pas përfundimit të ndeshjeve të muajit nëntor. Përfaqësuesja e Kosovës ka rënë për një pozicion nga renditja e fundit.
‘Dardanët’ ishin në vendin e 114-të në muajin tetor, por dy humbjet ndaj Çekisë dhe Anglisë, kanë bërë që ata tashmë të zënë vendin e 115.
Kosovës i janë hequr 10 pikë, pra nga 1184 sa kishte herën e kaluar tani tubon 1174.