Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, priti sot në takim deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Driton Hyseni i cili ishte i shoqëruar nga Bajram Mavriqi dhe Dr.Gazmend Krasniqi.
Në këtë takim u theksua nevoja që deputetët të jenë në dijeni të vazhdueshme për sfidat dhe rezultatet që Universitetet në Kosovë dhe arsimi në përgjithësi po kalojnë.
Rektori Dërmaku falënderoi deputetin Hyseni për ndihmën që ka dhënë dhe interesimin e tij në vazhdimësi për Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, si dhe e siguroi se UKZ do të jetë fole dhe promotor i ndryshimeve për të mirë në shoqërinë Kosovare.
Nga ana e tij, deputeti Driton Hyseni premtoi se do të jetë një zë i rëndësishëm në aprovimin e të gjitha ligjeve që kanë të bëjnë me arsimin dhe Universitetet në përgjithësi, me theks të veçantë në sigurimin e mjeteve të nevojshme për hulumtime dhe shkencë si dhe rritjen e buxheteve universitare. /2LONLINE/