Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mundëson personave me nevoja të veçanta të marrin pjesë në zgjedhje, duke u ofruar mundësinë për të votuar në shtëpi ose në vendet ku ndodhen, si: spitalet, shtëpitë e moshuarve, ose për ata që janë në arrest shtëpiak.
Për të mundësuar votimin e këtyre votuesve, KQZ do të angazhojë ekipe mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës më 9 shkurt 2025.
Afati i Regjistrimit ka filluar më 4 janar dhe përfundon më 5 shkurt 2025 deri në orën 16:00.
Për t’u regjistruar, mund të përdorni platformën online të KQZ-së: https://vpnv.kqz-ks.org/
Ose mund të regjistroheni në zyrat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.
Merrni pjesë në procesin zgjedhor dhe kujdesuni për të drejtat tuaja! /2LONLINE/