DYLON

Viti: Ka filluar regjistrimi i nxënësve të klasave të 10-ta

Viti: Ka filluar regjistrimi i nxënësve të klasave të 10-ta
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Arsimit në Viti, ka bërë të ditur se ka filluar sot me regjistrimin e nxënësve të klasave të 10-ta.

Aktualisht ka filluar sot regjistrimi i nxënësve në tri shkollat e mesme të komunës së Vitisë edhe atë në Gjimnazin Kuvendi i Lezhës”, Shkollën Teknike Profesionale “Jonuz Zejnullahu”, si dhe në shkollën mikse në Pozheran.

EkoHigjiena

“Mbarëvajtja e procesit të regjistrimit është duke shkuar mirë dhe pa probleme në profilet që janë përcaktuar paraprakisht nxënësit, ka thënë drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti, e cila së bashku me zyrtar të kësaj drejtorie, kanë vizituar shkollat për të parë nga afër këtë proces.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se regjistrimi për nxënësit e Gjimnazit Kuvendi i Lezhës” është duke u bërë në shkollën fillore “Dëshmorët e Vitisë”, për shkak se objekti i Gjimnazit është duke u rinovuar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.