DYLON

Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për votim me postë, 9 janar – 8 shkurt 2025

Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për votim me postë, 9 janar – 8 shkurt 2025
Avatar photo Redaksia

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës dhe që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi.

Kjo periudhë (9 janar – 8 shkurt 2025) do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që gjatë regjistrimit janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit:

  • duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo
  • duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, njoftohen se procesi i votimit do të mbahet më 8 shkurt 2025.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar individualisht të gjithë votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës për procedurën e votimit.

Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar sipas kësaj mënyre, adresat e kutive postare të KQZ-së jashtë Kosovës, por edhe të kutisë postare të KQZ-së në Kosovë, mund t’i gjejnë këtu: https://kqz-ks.org/keto-jane-adresat-e-kutive-postare-ne-23-shtete-per-votimin-jashte-kosoves-per-votuesit-e-regjistruar-per-te-votuar-permes-postes/

Si duhet të votoni?

Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar përmes postës, për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë ose në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, duhet të ndjekin udhëzimet e KQZ-së për votimin përmes postës.

Hapi 1: Plotësoni fletëvotimin

  1. Shkarkoni dhe printoni fletëvotimin.
  2. Në anën e majtë të fletëvotimit janë të renditura subjektet politike. Zgjidhni vetëm një subjekt politik.
  3. Në anën e djathtë, mund të votoni deri në dhjetë kandidatë.
  4. Pasi të plotësoni fletëvotimin:
  • Paloseni fletëvotimin, vendoseni brenda zarfit dhe mbylleni zarfin.
  • Mos shkruani asgjë mbi zarf!

Hapi 2: Dërgoni fletëvotimin

  1. Printoni dëftesën e regjistrimit që e keni pranuar përmes email-it gjatë periudhës së regjistrimit.
  2. Brenda zarfit të dytë, vendosni:
  • Zarfin e mbyllur me fletëvotimin e plotësuar.
  • Dëftesën e regjistrimit.
  1. Mbi zarfin e dytë:
  • Shënoni adresën e kutisë postare të KQZ-së (bashkangjitur në këtë email gjeni adresat e kutive postare të KQZ-së).
  • Vendosni një pullë postare.
  1. Dërgojeni zarfin në postën më të afërt të shtetit ku jetoni.

Kujdes! Që fletëvotimi juaj të jetë i vlefshëm:

  • Dërgesa duhet të jetë individuale (nuk mund të përfshini fletëvotime për anëtarët e familjes apo persona të tjerë).
  • Zarfi duhet të ketë pullën postare dhe të dërgohet nga shteti ku jeni regjistruar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.