Kompania e Mekanizuar e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë ( KMR 1) ka realizuar me sukses Ushtrimin Fushor të mbështetur në situata dhe qitje reale.
Ushtrimi njëjavor në poligonin taktik Babaj Bokës në Gjakovë është realizuar në kuadër të përgatitjeve për validim të Regjimentit të parë të këmbësorisë KMR, me qëllim të trajnimit dhe vlerësimit të togjeve në aftësitë e tyre për realizim të detyrave kyçe kolektive në operacionet mbrojtëse dhe mësymës.
Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar në ngritjen dhe avancimin profesional të saj, me qëllim që të radhitet përkrah partnerëve strategjikë për të kontribuar në paqen dhe sigurinë në nivel ndërkombëtar. /2LONLINE/