DYLON

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të grabitjes në tentativë, dhunës në familje dhe vjedhjes së rëndë

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të grabitjes në tentativë, dhunës në familje dhe vjedhjes së rëndë
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të grabitjes në tentativë, dhunës në familje dhe vjedhjes së rëndë, transmeton 2LONLINE.com.

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

GRABITJE NË TENTATIVË

Rr. Idriz Seferi, Gjilan 13.11.2022, 21:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e saj të punës kishte hyrë një i person i maskuar  me armë në dorë  duke kërkuar para.  I njëjti kishte thyer një xham të sportelit dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti vazhdon tek njësitë kompetente për hetim të mëtutjeshëm .

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan 13.11.2022, 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

VJEDHJE E RËNDË

Fsh. Smirë, Viti 12-13.11.2022 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar deri më tani të panjohur kanë thyer dritaren e shtëpisë së viktimës mashkull kosovar. Po ashtu dyshohet se të dyshuarit kanë vjedhur edhe një revole të cilën pronari i shtëpisë e ka pasur me leje. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

RASTET TJERA – NGJARJET:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Rr. Esat Berisha, Gjilan 13.11.2022 – 14:45. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar  dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/