Në kuadër bashkëpunimit te vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), Regjimenti i Mjekësisë i FSK-së ka marrë pjesë në ushtrimin e përbashkët me Shërbimin Mjekësor të FARSH-it ku kanë realizuar stërvitjen e përbashkët për ROL1.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte avancimi i ndërveprueshmërisë profesionale mjekësore ndërmjet të dy forcave tona, ku synim i përbashkët është integrimi në strukturat e NATO-s. Ky është një hap shtesë në përafrimin dhe standardizimin e procedurave për këtë funksion të rëndësishëm të mbështetjes luftarake. Gjithashtu ky aktivitet kishte një rendësi te madhe edhe për përgatitjen e dy njësive për procesin MEDEVAL të NATO-s.
Forca e Sigurisë së Kosovës falënderon Forcat Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe ofrimin e kapaciteteve të saj në zhvillim të aktiviteteve bilaterale. FSK dhe FARSH vazhdimisht zhvillojnë aktivitete bilaterale në përmbushje të objektivave përkatëse duke kontribuar në paqen dhe sigurinë rajonale dhe më gjerë. /2LONLINE/