(2L ONLINE) – Ka më se gjysmë viti e ma parë që ne kishim shkruar për shëmtinë e krijuar nga njerëz të pa dinjitet dhe krenari, nga këto anë, të cilët mbushin traktorë e kamionë me bërllog dhe i hedhin ku munden e ku gjejnë vend. Pa bërë ndonjë llogari në mos i shkaktohet ndokujt ndonjë dëm, vendit të tyre apo rrethit ku jetojnë! E sidomos natyrën e bukur që ka vendi ynë.
Dhe jo se kishte ndryshuar diçka për të mirë aty në atë vend. Udhës dytësore që lidhë Përlepnicen e ultë me lagjen e Smerqakëve, por përkundrazi ishte mbushur akoma më shumë! Jo se është munduar ndokush të i heqë bërllogjet e shkarkuara më herët por sikur mezi se kanë pritur që të hedhë dikush që më pastaj të hedhin edhe të tjerët!
A nuk tregon kjo një pa kulturë dhe papërgjegjësi të të gjithë neve?!
/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/