• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Info+
  3. PDK akuzon pushtetin se po rrezikon shëndetin e nxënësve e mësimdhënësve
Info+

PDK akuzon pushtetin se po rrezikon shëndetin e nxënësve e mësimdhënësve

by Redaksia 2LONLINE 31 Tetor, 2014 5 min read
 PDK akuzon pushtetin se po rrezikon shëndetin e nxënësve e mësimdhënësve

(2L ONLINE) – Leonora Bunjaku, këshilltare komunale e PDK-së, njëherësh anëtare e Komitetit të Arsimit ka thënë se PDK-ja si parti opozitare është e shqetësuar me shumë gjëra që po ndodhin në arsimin gjilanas dhe në këtë drejtim kanë fajësuar pushtetin aktual për këtë.

Bunjaku tha se veç po hyjmë në muajin nëntor dhe shumë shkolla nuk e kanë zgjidhur çështje e ngrohjes dhe për rrjedhojë kemi ndërprerje të mësimit ose shkurtim të orarit. Ajo tha se pushteti është dashtë së paku deri më 15 tetor të sigurojë lëndët djegëse për shkollat e komunës, por këtë nuk e ka bërë dhe tani nxënësit por edhe mësimdhënësi po mërdhijnë.

“Kështu po rrezikohet shëndeti i nxënësve dhe i mësimdhënësve”, ka thënë Bunjaku, që bashkë edhe me kolegë të tjerë të partisë që i takojnë Grupit të Këshilltarëve, si Bujar Nevzati, Fatbardha Selmani e Riad Rashiti,i kanë paraqitur këto shqetësime në një konferencë për gazetarë. Madje Bunjaku e Nevzati i kanë prezantuar para gazetarëve edhe disa fotografi ku shihen nxënësit e një shkolle (Gjimnazi Zenel Hajdini), brenda klasës të mbështjellë me qebe.

Përndryshe, përfaqësues të PDK-së kanë kërkuar nga përgjegjësitë të bëjnë sa më parë zgjidhje, ndonëse u treguan skeptik se as të hënën nuk do të zgjidhet kjo çështje dhe do të vazhdojë humbja e orëve mësimore, ose shkurtimi i tyre, me një fjalë do të vazhdojë ky pushtet të i mërdhijë nxënësit e mësimdhënësit.

Po ashtu, Leonora Bunjaku e PDK-së ka thënë se ka edhe plotë telashe tjera që e përcjellin arsimin gjilanas dhe në këtë drejtim përmendi mungesën e përgatitjeve të shkollave në aspektin tekniko higjienik. Në këtë drejtim ajo përmendi se ka plotë shkolla ku uji i pijshëm nuk është i pijshëm.

Po ashtu ajo tha se janë shkelur kriteret dhe kemi prapë klasë të stërngarkuara me nxënës, derisa për ekskursione tha se ato nuk duhet stopuar por duhet organizuar si duhet ndërsa fajësoi pushtetin edhe për qasje ne gabuar ndaj shkollës së bujqësisë ku klasat po shuhen dhe nëse nuk ndërmerren masa mund të mos kemi fare klasë e kjo është katastrofave kur dihet se Gjilanit pikërisht një shkollë e tillë i duhet.

Edhe këshilltari tjetër Bujar Nevzati ka folur me tone kritike sidomos me rastin e zgjedhjes së drejtorëve të shkollave ku sipas tij ka pas plot parregullsi, e që sipas tij, për gati gjysmën e tyre, përfaqësuesi i ministrisë nuk e ka hedhur firmën e tij.

Nevzati i ka bërë apel prokurorisë të hetojë në këtë drejtim, ta kontrollojë dokumentacion e tillë sepse ka punë për të, derisa fajësoi këtë pushtet që po bënë që arsimi jo që nuk po ecë para, por ajo po kthehet si para vitit 2006, kur edhe atëherë pushtetin ne Gjilan e kishte LDK, dhe gjendja e arsimit ishte e rëndë. /2L ONLINE/

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet tryezë diskutimi me temën “Qasja në drejtësi për qytetarët e Komunës

27 Maj, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, uroi me rastin e gradimit Gjeneral

27 Maj, 2022
Info+

Një nismë, një ide brilante e vullnetarëve të Kryqit të Kuq në

27 Maj, 2022
Art/Kult

Të shtunën në Gjilan, “Full Night Culture”

27 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Mbahet tryezë diskutimi me temën “Qasja në drejtësi për qytetarët e Komunës së Kamenicës: Sfidat dhe mënyrat e adresimit të tyre”

27 Maj, 2022

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, uroi me rastin e gradimit Gjeneral major Irfete Spahiun

27 Maj, 2022

Një nismë, një ide brilante e vullnetarëve të Kryqit të Kuq në Kamenicë

27 Maj, 2022

Të shtunën në Gjilan, “Full Night Culture”

27 Maj, 2022

Vendi i dytë dhe i tretë, sukses apo mossukses i skuadrave gjilanase të futbollit?!

27 Maj, 2022

Kryetari Haliti dhe kryesuesi Azizi vizituan komunën e Tetovës

27 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com