Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas një pune të gjatë hetimore, nën përdorimin e masave te fshehta teknike, ka realizuar operacionin e përbashkët “Stuhia” për parandalimin e veprimtarive të ndryshme kriminale përfshirë “Kontrabandimin me armë” dhe veprimtari të tjera kriminale, ku me ç’rast ka arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Ky operacion policor ka filluar sot në orët e hershme të mëngjesit dhe ka përfshirë tri rajone të Kosovës me gjithsej 13 lokacione të ndryshme, prej tyre:Ferizaj (7) lokacione, Gjilan (2) lokacione dhe Prishtinë (4) lokacione.
Po ashtu, vlen të potencohet se Policia gjatë këtij operacioni të gjerë policor ka angazhuar rreth 230 zyrtar policorë të profileve të ndryshme, te cilët kanë qenë të angazhuar edhe në kontrollin dhe bastisjen e lokacioneve të dyshuara, ku në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar:
– 3 Granatahedhës dore (Trobllon),
– 6 Mbushës granatahedhësi (tromblloni),
– 1 Granatahedhës dore ( zollë ),
– 2 Armë e gjatë AK-47,
– 1 Armë gjuetie,
– 6 Armë e shkurtër- 100 municion,
– Arka me municion të kalibrit 7,62 mm,
– 5 arka të mëdha me fyshek ( AK-47)- 8250,
– 12 Arka të vogla me fyshek ( AK-47) 180,
– 8 karikator ( 4 të mbushur)- 120,
– Total 8550
– 1 Mjete për pastrimin e armëve,
– Pjesë të pushkëve -Disa kondak,
– 1- Dylbi,
– 4-Automjete,
– 1 Telefon,
– 2-Llaptop,
– 2-USB,
– 1 Shufër dhe
– 1 Pranga
Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Kompetente në Ferizaj. /2LONLINE.com/