DYLON

Tryezë e përbashkët që kishte në fokus bashkëpunimin në parandalim të dhunës në familje

Tryezë e përbashkët që kishte në fokus bashkëpunimin në parandalim të dhunës në familje
Avatar photo Redaksia

Mbahet tryezë e përbashkët e Policisë së Kosovës me institucione dhe partnerë tjerë, me fokus bashkëpunimin në parandalim të dhunës në familje.

Me datë 25.03.2021, në objektin e Administratës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, është mbajtur Tryezë për Dhunën në Familje. Në fokus të tryezës ishte situata aktuale e dhunës në familje, roli i institucioneve në trajtimin e kësaj dukurie si dhe mënyrat dhe format e bashkëpunimit, bashkëveprimit dhe koordinimit të aktiviteteve me të gjithë akterët në përballje me këtë fenomen.

EkoHigjiena

Tryeza është mbajtur nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti, i shoqëruar nga menaxhmenti i lartë, si dhe eprorë kompetent nga Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin edhe përfaqësues të institucioneve vendore që merren direkt me rastet e dhunës në familje, si përfaqësues nga; Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Shëndetësisë, Prokuroria e Shtetit, Qendra për Punë Sociale, Qendra për Mbrojten e viktimave, përfaqësues të Strehimoreve, përfaqësues nga Agjencia për Barazi Gjinore, dhe pjesëmarrës nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare si Rrjeti i Grave të Kosovës, UNDP, UN Women, OSBE, ICITAP, përfaqësues të BE dhe Eulex-it.

Në këtë tryezë Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Mehmeti, bëri një rezyme në lidhje me dhunën në familje, obligimet dhe përgjegjësit që ka Policia e Kosovës në trajtimin e kësaj dukurie si dhe planifikimet policore sa i përket dhunës në familje.

Ndërsa, nga Kolonel Gazmend Hoxha është bërë një përshkrim i mënyrës së trajtimit të dhunës në familje nga Policia e Kosovës, si dhe nga përfaqësuesi Sektorit të Dhunës në Familje janë prezantuar statistikat e dhunës në familje si dhe aktivitetet sensibilizuese të planifikuara për realizim gjatë vitit 2021.

Në këtë tryezë po ashtu janë paraqitur këndvështrimet profesionale nga ana e akterëve që ishin prezentë, për dhunën në familje dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe koordinimit të detyrave dhe aktiviteteve për të luftuar dhe parandaluar dhunën në familje.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti u zotua para pjesëmarrësve se Policia e Kosovës do të vazhdojë trajtimin e rasteve të dhunës në familje me prioritet dhe profesionalizim të lartë dhe se të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e pranuar gjatë kësaj tryeze do të merren me seriozitet dhe do të shqyrtohen nga ana e menaxhmentit policor, sepse vetëm përmes koordinimit efikas të aktiviteteve mund ta parandalojmë këtë dukuri negative në shoqëri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.