La Liga Iberdrola mund ta ketë një tjetër klub për sezonin e ardhshëm, pasi që Real Madridi është duke planifikuar ta themelojë ekipin e vajzave për sezoni 2019/20.
OK Diario ishte i pari që e raportoi këtë lajm që më vonë e konfirmoi edhe Marca. Marrëveshja, në vlerë prej gjysmë milion euro, pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme.
Real Madridi ka qenë duke e shqyrtuar krijimin e një ekipi të vajzave që disa vjet dhe kishte planifikuar ta niste rrugëtimin qysh prej fillimit, mirëpo rritja e Taconit dhe marrëdhënia e mirë mes klubeve ka rezultuar të jetë një mundësi e parefuzueshme.
Atletico Madrid, Barcelona, Real Sociedadi, Athletic Club, Espanyol, Valencia, Sevilla, Real Betis dhe Levante janë disa ndër klubet që garojnë në nivelin e parë të futbollit të vajzave në Spanjë.