Gjilani ka zhvilluar ndeshje miqësore me klubin rus, Yenisey Krasonyarsk, ku fitoi 1-0. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Darko Nikac në pjesën e parë.
Por, klubi rus nuk u tregua korrekt, pasi në kanalin zyrtar në You Tube, e kishin paraqitur Gjilanin si klub nga Serbia. Pas ragimeve dhe kërcnimeve se ndeshje do të ndërpritet, klubi rus e rregulloi gabimin.
Gjilani ka reaguar në faqen zyrtare, duke e treguar edhe kontratën e nënshkruar.
Ky eshte postimi:
“Gjilani po zhvillon ndeshje miqësore kundër skuadrës ruse Yenisey Krasonyarsk.Gjatë transmetimit të ndeshjes zyrtarë të klubit rus e kishin etiketuar në kanalin e tyre në “Youtube”, Gjilanin si klub nga Serbia.
Në marrëveshjen e ndeshjes të nënshkruara nga zyrtarë nga dy skuadrat, figurojnë vendet e origjinës së skuadrave të pranuara për zhvillimin e sajë, nga ku skuadra e Gjilanit mjaftë qartë figuron si ekip nga Kosova dhe ekipi rus kishte pranuar zhvillimin e takimit.
Pas reagimit të zyrtarëve të klubit të Gjilanit nga ku dhe u shqyrtua mundësia e ndërprerjes së takimit, zyrtarë të klubit të Yenisey e përmirsuan gabimin e bërë gjatë transmetimit, duke e ndërruar vendin e origjinës së klubit tonë dhe tani figuron ekip nga Kosova.”