”Sipas raportit financiar janar-shtator 2024, në buxhetin komunal të Gjilanit, janë mbi 2.2 milionë euro të hyra më pak se sa për periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Prej 5,377,762.18 euro në vitin 2023, në 3,133,068.22 euro në 2024”, thuhet në reagimin e PDK-së, Dega në Gjilan.
Rënie drastike ka te inkasimi i tatimit në pronë, ku prej 2.7 milionë euro në 2023, ka rënë në 1.3 milionë në 2024, pra mbi 52% ka inkasim më pak.
Prej 2,687,146.71 euro në 2023, në 1,293,001.56 në vitin 2024.
Njësoj është edhe nga të hyrat prej lejeve ndërtimore, sepse kur krahasohet me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, prej 1,403,313.19 të hyra në vitin 2023, në 757,901.88 euro në 2024.
Edhe në këtë raport financiar shihet dështimi i madh i kësaj qeverisje komunale, në realizimin e planifikimit të të hyrave vetanake.
”Dy arsye janë për këtë dështim të inkasimit të tatimit në pronë: Paaftësia e qeverisjes komunale për të komunikuar me qytetarët për të paguar borxhet e akumuluara dhe; Ndikimi i faljes së borxheve deri në 100 euro, e cila si proces nuk është menaxhuar siç duhet”, thuhet në reagimin e PDK-së së Gjilanit. /2LONLINE/