“Lajmet e plasuara në publik në lidhje me punimet për modernizimin e tregut të gjelbër në Gjilan, duke atakuar kualitetin e punës, janë të pavërteta” , kanë thënë drejtues të Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu”.
Kryeshef Ekzukutiv i kësaj Ndërmarrjeje, Avdyl Jerliu përmes një reagimi ka bërë me dije se tani gjenden në vlugun e punimeve për ndërtimin e tregut të gjelbër dhe se punimet janë duke u kryer dhe ato që janë kryer deri më tani, janë kryer sipas kontratës dhe paramasës së ofertës.
Jerliu ka thënë se dëshiron t’i njoftojë qytetarët e komunës së Gjilanit, se e ndiejnë për obligim të i njoftojnë dhe të reagojmë për informacionet servuar publikut në lidhje me punimet për modernizimin e tregut të gjelbër në Gjilan. e, që sipas Jerliut, janë të pavërteta.
“Ndërmarrja Publike Lokale “Tregu” Sh.A Gjilan, tani gjendet në vlugun e punimeve për ndërtimin e tregut të gjelbër sipas kontratës me numër identifikues: 651-18-5108-5-1-1 dhe me numër të prokurimit: GL 651 18 049 511. Reagimi ka të bëjë në lidhje me disa lajme të pavërteta që po i servohen këto ditë publikut gjilanas në lidhje me kualitetin e punimeve që po bëhen në tregun e gjelbër nga ana e komunës së Gjilanit si investitor dhe kompanive punëkryese nga komuna e Gjilanit “CENI GROUP” Sh.p.k. dhe “EL-BAU” Sh.p.k”, thuhet në reagim.
Ai ka përmendur edhe debatin publik me qytetarë të datës 07.06.2019, të organizuar nga komuna e Gjilanit, ku Jerliu thotë se kryetari z.Lutfi Haziri me drejtorët e të gjitha drejtorive komunale prezantoi gjashtë mujorin e punës së vitit 2019 para qindra qytetarëve gjilanas, kryetari prezantoi projekte të ndryshme që disa nga to janë kryer, disa të tjera janë duke u kryer, disa të tjera do të fillojnë së shpejti dhe janë të buxhetuara. Kryetari Haziri i dëgjoi hallet e shumë qytetarëve përmes pyetjeve të ndryshme dhe të gjitha ato kërkesa legjitime u zotua se do të inkorporohen në projektet e ardhshme.
Në pjesën e debatit, pyetje nga qytetarët ishte edhe një “shqetësim” nga një qytetar në lidhje me punimet në tregun e gjelbër. Shqetësimi i këtij qytetari kishte të bënte me kualitetin e punimeve që sipas tij punimet po bëhen”shkel e shko” dhe për kualitetin e kubëzave që janë vendosur në sheshin e tregut dhe përse kubëzat po i shtrojnë jabangjitë, etj.
“Ne si investitor në këtë rast komuna e Gjilanit i përgjigjemi këtij qytetari të pa informuar si duhet dhe disa portaleve që nuk marrin mundin as t’i lexojnë kontratat para se t’i plasojnë shkrimet e tyre në publik. Përgjigjja, ndaj qytetarit që ishte prezent në debat publik dhe që ishte i ”shqetësuar” në lidhje me kualitetin e punimeve në tregun e gjelbër”, thuhet tutje në reagim.
“Sa i përket shqetësimit në lidhje me kualitetin e punimeve, kualitetin e kubëzave, me jabangjit dhe planin dinamik të punimeve në tregun e gjelbër, ju njoftoj juve dhe publikun e gjerë se punimet janë duke u kryer dhe ato që janë kryer deri më tani, janë kryer sipas kontratës dhe paramasës së ofertës. Kubëzat për të cilat flitni ju kanë certifikatë të cilësisë apo atest. Sa i përket jabangjive në këtë rast opratorët që e kanë fituar këtë tender janë nga komuna e Gjilanit, por një gjë ta keni me dije se ne si punëdhënës nuk mundemi t’i obligojmë dhe t’i mësojmë punëkryesit se ku ata duhet t’i blejnë materialet që ju duhen për punë”, sqaron Jerliu.
Më tej në reagim thuhet edhe se:
“Sa i përket planit dinamik, punët janë duke ecur sipas planit dinamik dhe gjatë gjithë punës që bëjnë këto kompani të lartpërmendura si punëkryese e kanë një arbitër që i kontrollon në kohë reale e ai është “ Organi mbikëqyrës” i kontraktuar nga punëdhënësi sipas ligjit për vlerësimin e kualitetit dhe mbikëqyrjen e punimeve.
Ne njëherë përgjithmonë duhet të mësohemi t’i lëmë ekspertët të vlerësojnë e jo kujt ti teket e kush të kalon nga tregu rastësisht të jep vlerësim për kualitetin e punimeve dhe të materialeve pa asnjë ekspertizë profesionale”.
Po ashtu, sipas Jerliut edhe disa lajme, informacione publike për këtë temë janë të pasakta dhe tendencioze për arsyen se nuk është marrë mundi, që të konsultohen me punëdhënësin, apo me punëkryesin ose ta lexojnë përmbajtjen e kontratës para se të plasojnë lajme para opinionit publik.
Sipas raportit zyrtar të datës: 06.06.2019 të dhënë nga “Organi Mbikqyrës”
Punët që janë kryer deri më tani e që janë 100% sipas kontratës janë:
PUNËT NË PARTER
(Poz.9) Përshkrimi i pozicionit
(9.1) Furnizimi dhe montimi i kubëzave të betonit duke përfshirë edhe anësorët e betonit në perimetrin e të gjitha shtigjeve të shtruara me kubëza betoni. Në pozicion përfshihen edhe zhavori edhe shtresa mbrojtëse e hidroizolimit.
(9.2) Furnizimi, transporti dhe e afaltit beton ASB-IL,t=7cm
(9.3) Sjellja e materialit dhe mbjellja e barit, përfshirë parapërpunimin dhe përgaditjen e tokës me planifikim, lavrim, bluarje dhe mbjelljen e barit, mirëmbajtje, ujitje deri në 30 ditë kalendarike.
Qytetarë të nderuar të komunës së Gjilanit ky reagim është bërë me qëllim të informimit tuaj të drejt, të saktë dhe në kohë reale”, thuhet në fund të reagimit të Avdyl Jerliut, Kryeshefit Ekzukutiv të NPL Tregu”.